Deputetja e PD-së së grupit të Rithemelimit, Ina Zhupa, këtë të hënë ka denoncuar se kandidati i PS-së në Delvinë, Besmir Veliu po përdor policinë për të kërcënuar dhe intimiduar qytetarët për fushatë.
“Në Sarandë janë 4 kandidatë. Në Delvinë garantoj fitoren e Ilir Mehmetin, janë dy kandidatë, Mehmeti vjen si ekspert i pushtetit lokal, ka shërbyer si nënkryetar i bashkisë. Është i jashtëzakonshëm në komunikimin me njerëzit në atë që ka treguar dhe kur ka punuar në institucionin publik si i shërben njerëve brenda ligjit dhe në respekt të nevojave të tyre, kjo do të jetë pika e fortë.
Në Delvinë nga ana tjetër, kandidati i PS vjen si rrjedhojë e konjukturave të policisë dhe po e përdor policinë për të intimiduar dhe kërcënuar banorët. Vjen si kushëri i Ardi Veliut, Besmir Veliu, e quan fushatën a thua se është zgjedhja e drejtorit të policisë. Çdo gjë e bën me polici dhe takimet kur i bën i bën në familjen e një polici. Këta edhe e reklamojnë pavarësisht se është e ndaluar. Janë fakte.
Po evidentojmë shkeljet se janë të rëndësishme jo vetëm për raportet por për të vërtetuar atë që po bën Rilindja në Delvinë. Pavarësisht se po përdorim metoda kriminale bashkinë do e fitojë kandidati i “Bashkë Fitojmë””,-tha Zhupa.