Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Akuza për blerje votash me pako ushqimore, Pandeli Majko: Nuk blihen hasjanët për ilaç rrobash

10:07 / April 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Majko1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka reaguar për denoncimin e bërë nga Miftar Dauti, kandidati i koalicionit Meta-Berisha në Has, i cili akuzonte kandidatin e PS-së, se po përpiqej të blinte votat në qytet duke shpërndarë pako ushqimore. Majko si drejtues politik i qarkut të Kukësit, i quajti këto akuza një fantazi të kandidatit të koalicionit Meta-Berisha dhe shtoi se diçka e tillë nuk mund të ndodhë në një mbrëmje të shenjtë siç është “Nata e Kadrit”.

“Në Has, natën e shenjtë të Kadrit aludimet se kandidati i Partisë Socialiste po blinte vota me 21 pako me ushqime, kanë marrë të tatepjetën! Fantazia nuk ka limit, sa ka media që ju kanë dhuruar sot titullin kryesor! Në se lajmi që në një natë të shenjtë po “blehen” vota do të ishte e vërtetë, ajo në gjuhën e fesë quhet Harram! “Profesionistët” e blerjes së votës e dinë se kjo, ndodh javën e fundit të fushatës”,-shkruan Majko.

Mes të tjerash, ai thekson se qytetarët hasjanë nuk mund të blihen me detergjentë dhe ilaçe rrobash dhe e mbylli reagimin e tij duke thënë se vetë hasjanët do vendosin me votë në 14 maj.

“Blerja e votës, nuk ndodh në një natë fetare! Vota, nuk blehet një muaj para datës së zgjedhjeve! Nuk blihen hasjanët për “ilaç” rrobash! Megjithatë, cdo akuzë ka kuptim edhe kur fyen qëllimin e natës së shenjtë! Për këtë ka një ligj të shkruar! Ai është për cilindo sot edhe nesër! Hasjanët do vendosin me votë”,-përfundon deputeti i PS.

pandeli majko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.