Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Akuzat e Berishës për falsifikim/ Ardit Bido: E kam nxjerrë blof me fakte

20:59 / April 1, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ardit bido
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati i PS për qarkun e Vlorës, Ardit Bido, ka reaguar ndaj akuzave të kryetarit të PD, Sali Berisha, i cili e akuzoi për falsifikim dokumentesh arkivore. Gjatë një interviste televizive, Bido shpjegoi se akuzat e Berishës janë të pasakta dhe theksoi se ai ka vërtetuar me dokumente që ato nuk janë të vërteta.

“Fredi Beleri dhe Berisha më akuzuan për falsifikim të një dokumenti arkivor që është mikrofilmuar që nga viti 2001, por Berisha doli blof,” tha Bido. Ai theksoi se Berisha e kishte akuzuar atë për të qenë ende drejtor i arkivave, ndërkohë që ai nuk ka qenë në këtë detyrë prej kohësh, dhe Bido e ka dokumentuar këtë me prova.

Bido gjithashtu e komentoi këtë si një tentativë të opozitës për të sulmuar ata që mund të paraqiten si pengesë për ta në Parlament. “I falënderoj për këto sulme, sepse unë kam nxjerrë blof me dokumente,” shtoi ai.

Në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Bido tha se vendi ka mundësinë të bëhet anëtar i BE në vitin 2027, duke theksuar se një fitorja e PS-së në zgjedhjet e 11 majit është kyçe për realizimin e këtij objektivi. Ai shtoi se, nëse PD fiton, do të dëmtonte procesin e reformës në drejtësi dhe do të shkaktonte destabilitet politik.

I pyetur nëse Greqia mund të jetë pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Bido tha se nuk beson se Greqia do të bllokojë Shqipërinë dhe theksoi se vendet e BE-së, përfshirë SHBA-në, janë të angazhuara për zgjerimin e unionit dhe mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ai kritikoi gjithashtu Berishën për mbështetjen ndaj njerëzve të akuzuar nga Greqia dhe për ngjarjet e fundit që ndodhën gjatë takimit të tij në Greqi, ku flamuri grek ishte i pranishëm dhe flamuri shqiptar ishte dytësor.

akuzar Ardit Bido Berisha falsifikim kandidat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.