Familja e Cristiano Ronaldos iu ka shpallur luftë mediave portugeze, pas informacioneve të fundit për Dolores Aveiro dhe Georgina Rodríguez. Së fundi, mediat luzitane shkruajtën se nëna e futbollistit kishte bërë magji të zezë kundër nuses së djalit të saj.
Po javën e kaluar, në fakt, Dolores publikoi një deklaratë ku njoftonte se do të ndërmerrte veprime ligjore për të pastruar imazhin e saj dhe mohoi kategorikisht të gjitha informacionet, përveçse i referohej Georgina për herë të parë si gruaja e djalit të saj.
“Ky lajm është i rremë, shpifës dhe madje makabër, ku flitet për akte të tmerrshme që gjoja i kam porositur për t’i hequr lumturinë njërit prej fëmijëve të mi”, – thuhet në një pjesë të tekstit që ka shpërndarë në rrjetet sociale.
‘Socialité’ i ka bërë jehonë kësaj lëvizjeje të fundit të nënës së lojtarit të Al-Nassr, por janë lidhur ‘live’ edhe me gazetarin Adriano Silva, i cili ka befasuar me disa akuza të rënda për Elma Aveiro, njërës prej motrave të futbollistit portugez.
Silva, i cili ka siguruar ‘Telecinco’ se këto thashetheme për Dolores Aveiro qarkullojnë në redaksitë e mediave portugeze prej disa kohësh, shpjegoi se “motrat e Cristianos kanë nisur luftën kundër mediave, madje po i shtyjnë ato drejt censurës”.
Por ka edhe më shumë: “Elma, motra që shkon mirë me Georgina, ka sulmuar majtas e djathtas. Madje ka kërcënuar edhe programin tim, ‘Noite das Estrelas’, duke thënë se nëse na takonte nuk e dinte se çfarë mund të ndodhte”.