Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Akuzat mes dy kryeministrave shqiptarë, Rama e paditi për shpifje, Haradinaj: Edin e kam vëlla, shihemi në gjyq

22:04 / October 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
haradinaj rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj i ftuar në emisionin “Pressing” ka folur lidhur me padinë që homologu shqiptar Edi Rama ka ngritur kundër tij.

Megjithatë Haradinaj nuk heq dorë nga e tija duke u shprehur se plani për ndarjen e Kosovës ka qënë i vërtetë.

“Edi Ramën e kam vëlla. I kam vëllezer e motra të gjithë shqiptarët. Por unë jam kundër ndarjes. Ky ka marrë pjesë në projektin e ndarjes. Ajo ndarja ka pasë me bë dëme në shtetësinë tonë. Pasi që të hapet Kosova e 17 shkurtit nuk ka më kthim pas,”-tha kryeministri. 

Haradinaj tregon edhe për shumën e 10 miliardë euro që kishte thënë se do ndahej mes Ramës, Thaçit dhe Vuçiçit.

“Mbi 10 miliardë euro dëme do i bëheshin Kosovës në rezerva dhe minerale të Trepçës. Gjithsesi ai për momentin është në pushtet por nuk e ka të sigurt që do të qëndroj dhe mund ta humb atë. Shihemi në gjyqe,”- tregoi kryeministri në detyrë.

Reagimi i Haradinajt vjen pas deklaratës së Ramës, i cili mohoi që të kishte ndërhyrë në çështjen e Kosovës në Bruksel. Disa javë më parë, Haradinaj e akuzoi publikisht Ramën se kishte dijeni se Thaçi, Rama e Vuçiç do të ndanin 10 miliardë euro me njëri-tjetrin për copëtimin e Kosovës. Haradinaj akuzoi më tej Ramën, kur tha se i ka bërë presion në prani të Merkel e Macron për të hequr taksën vendosur ndaj mallrave serbe.

akuza gjyq haradinaj Rama shpifje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.