Ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, teksa fliste për dosjen “Partizani”, ku Sali Berisha akuzohet për korrupsion nga SPAK, shpjegoi arsyen e mundshme se përse SPAK nuk po kërkon nga Parlamenti heqjen e imunitetit për ish-kryeministrin.
Për emisionin “Kjo Javë”, Halimi sqaroi se shpeshherë heqja e lirisë lidhet direkt me “arrest shtëpie”, ose “arrest në burg”, ndërkohë që nuk duhet të jetë kështu, theksoi ai, sepse për deputetët, heqje lirie është edhe të mos e lejosh të ushtrojë veprimtarinë parlamentare.
“Avokatët e doktorit duhet t’i shohin dhe këto interpretime, çfarë ka patur parasysh gjykatësi kur thekson liri të tjera”, shtoi Halimi.