Gazetari Armand Shkullaku thotë se nuk kemi të bëjmë me një rast drejtësie në lidhje me akuzat ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
I ftuar në emisionin “Opinion”, gazetari Shkullaku shprehet se kjo çështje është e motivuar politikisht dhe për këtë jep edhe argumentat e tij.
Armand Shkullaku: Këtu kemi të bëjme më akt që ose do ta deskrititojë drejtësinë e re, ose do të kemi një Republikë të SPAK-ut ku ata mund të bëjnë çfarë të duan. Për akuzat ndaj Berishës, nuk është rast drejtësie. Akuza për korrupsion pasiv ndaj Berishës ngre pikëpyetje shumë të mëdha, është ajo që tha Edi Rama që asnjeri nuk mban përgjegjësi për firmat që hedh, ndaj dhe ai nuk ka frikë nga SPAK. Një politikan nuk ka frikë nga SPAK, kurse një tjetër vihet nën akuzë nga SPAK për të njëjtën gjë. Kemi një standard të dyfishtë.
Mendoj se kjo çështje e motivuar politikisht pasi:
1.Në akuzat që ngrihen ndaj Berishës, nuk ka asnjë akuzë konkrete se si ky ka bërë korrupsion pasiv, aty thuhet, parashtrohet, që ndryshime ligjore kanë favorizuar kthimin e pronës, terrenit sportiv të Partizanit dhe të drejtën e parablerjeve ish-familjeve pronare, mes tyre dhe dhëndrit të Berishës. SPAK ka pasur logjikën të hetojë pasurinë, por nuk shkojnë tek procedurat. SPAK është marrë me ata që hanë kumbulla dhe dardha mbrapa shpinës së kryeministrit. SPAK po zbaton standard të dyfishtë. Sot për sot, rastet më të nxehta, kemi parë që njëri ka marrë banesë, njëri ka udhëtuar jashtë shtetit, njëri ka marrë rrogë për babin. Standard i dyfishtë dhe është vënë në lëvizje politikisht.
2.Nëse do të zbatojë ligje dhe vendime nga i cili përfitojnë grupe të caktuar shoqërore, i bie të shkojnë të gjithë në burg. I bie të shkojë dhe Rama, që ka miratuar ligjin për rritjen e rrogave të deputetëve dhe ministrave, i bie që të shkojë në burg dhe ai dhe ministrat. Ky standard është absurd.
3.Ka të bëjë më mënyrën si u veprua ndaj Berishës. Një personi që ka imunitet, nuk mund t’i kufizosh lirinë. Kushtetuta e thotë dhe për këtë kemi precedentin për rastin e Tahirit, kur ishte Kuvendi që dha autorizim për detyrim paraqitje dhe për bllokimin e pasaportës të tij. Kjo bëhet për të krijuar një precedent shumë të rrezikshëm dhe mund të çojë tek “republika e prokurorëve”.
4.Ngjarjen e fundit që duket sikur çdo gjë është e paracaktuar, caktimi i avokatit për Berishës. Gjykata ka detyrimin që brenda 1 kohe të shkurtër t’i kërkojë palës nën akuzë të sjellë avokat tjetër, nëse avokatët e tjerë janë tërhequr nga çështja. Avokati kryesisht ishte gati dhe priste pas derës së gjykatës.