Analisti Fatos Lubonja e konsideron një “shoë” të SPAK nisjen e hetimit dhe akuzat e ngritura ndaj Fatmir Mediut për tragjedinë e Gërdecit, në kohën që kreu i PR-së ishte ministër i mbrojtjes.
I ftuar në emisionin “Open”, Lubonja tha se pas kaq vitesh, hetimi i nisur nga SPAK është sa “për të larë gojën”.
Sipas tij, hetimi ndaj Mediut nuk ka lidhje me vendosjen e drejtësisë, por për ta shitur sikur po bëhet punë nga SPAK.
Mediu: Është evidente, këtu nuk kemi të bëjmë me një drejtësi që po fillon të funksionojë si duan ta paraqesin por është kjo pseudo drejtësi që vihet në lëvizje dhe tani sepse siç e dini ka përditë skandale. Halli i këtij procesi është të shitet sikur gjëra që s’janë bërë më parë po bëhen nga kjo drejtësia e re, është thjesht një shoë ndoshta edhe ndërkombëtar.
Ajo është ngjarje e rëndë, që do duhet që shqiptarët ta kishin përjetuar si diçka që duhet t’i fuste në tjetër rrugë në lidhje me pushtetin, raportet me biznesin, etj, mirëpo ky reflektim nuk ka ardhur e nuk do vijë.
Kjo ngjarje është e lidhur me një emër shumë të famshëm, me Delijorgjin që ishte i lidhur me gjithë partitë atë kohë dhe kapi këtë biznes dhe i shpërtheu në dorë, por ajo tregoi si shteti vihet në funksion të këtyre njerëzve që të bëjnë fitime në kurriz të njerëzve të tjerë. Politika nuk ka reflektuar fare, Delijorgji doli nga burgu dhe nuk e kujton njeri për Gërdecin, por për pallatet që ngre te rruga e Kavajës.
Hetimi i Mediut s’ka lidhje me drejtësinë që po funksionon, kjo ka të bëjë me diçka që duhet shitur, sa për të larë gojën këta të SPAK-ut, me demek se po bëjnë diçka.
Ndërkohë, avokati Jordan Daci ka deklaruar se Mediu rrezikon nga 3-8 vite burg nëse akuzat e ngritura janë të Kodit Civil Ushtarak.