Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Akuzat për aksionin në MEK, Balla për Berishën: Ka 32 vite që i përdor këto ngjarje për qëllime politike

10:35 / June 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1687422499 balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës në drejtim të Policisë së Shtetit, për ndërhyrjet në kampin MEK në Manzë. Sipas Ballës, Berisha ka 32 vite që bën të njëjtën gjë duke përdorur për qëllime politike ngjarje të tilla.

“Teknika mbyllja pak këtij zhurmuesit. Mbylleni se e ka të hapur. Ky që bën sikur i dhemb barku për atë që po heton drejtësia shqiptare, bën të njëjtën gjë sa herë që drejtësia bën detyrën e vet. Kuvendi as nuk mund të ndërhyrje në çështje që i takojnë drejtësisë. Koha kur Kuvendi përfshihej në çështje të drejtësisë ka marrë fund një herë e një kohë. Kjo është një çështje ku policia e shtetit ka zbatuar vendimin dhe urdhrin e prokurorisë dhe në rastin në fjalë të një institucioni siç është SPAK. Përdorimi për qëllime politike dhe i një ngjarje për qëllime politike është diçka që ka 32 vite që bën ky personi që sapo foli, bën korbin skifterin dhe ne duhet të vazhdojmë me rendin e ditës. Nuk mund të hedhim në votim diçka qe nuk ekziston. S’ka nevojë për votim ecim para”,-tha Balla.

Berisha kërkoi që Parlamenti të mbajë një minutë heshtje për atë që e quajti “martir të lirisë”. Berisha po i referohej të moshuarit që ndërroi jetë në kampin MEK gjatë aksionit të policisë së shtetit. Sipas Berishës, aktakuza ndaj anëtarëve të kampit është e sajuar teksa kërkoi edhe largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Berisha MEK Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.