Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Akuzat për infermierët, drejtori i COVID-2 tregon historinë: Isha prapa derës, jam emocionuar dhe ligështuar..

18:16 / March 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
perlat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i COVID-2 ose spitalit ‘’Shefqet Ndroqi’’, Perlat Kapisyzi i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 i është përgjigjur me një histori akuzave të qytetarëve për infermierët.

Kapisyzi thotë se ishte prapa derës, dhe një infermier 25-vjeçar po ushqente një të moshuar. ‘’Gjyshi, edhe dy lugë gjyshi’’- citon Kapisyzi fjalët e të riut ndaj të moshuarit.

Ai në ato momente u emocionua, por njëkohësisht u ligështua. Drejtori i spitalit e pranon se ‘’pyll pa derra’’ nuk ka, por siguron se spitali ”Shefqet Ndroqi’’ është kthyer në Vaterlo të vuajtjeve dhe sakrificave për pacientët dhe stafin shëndetësor bashkë.

Akuzat nga qytetarë të ndryshëm, por edhe spitale të tjera, se infermierët nuk i ndryshojnë rrobat nga djersitja, jo se nuk duan, por s’kanë mundësi dhe kohë.

Perlat Kapisyzi: Jo më kot thashë, një infermier ka 5 pacientë, qëllon që 4 ose 3 janë brenda dhomës, 2 të tjerë në dhomën tjetër. 5 pacientë janë. Tjetra është puna në ekip. Infermieri ndihmon infermierin për raste kur i sëmuri është shumë rëndë. Kur kërkon angazhim më të madh. Unë kam qenë prapa derës, edhe jam emocionuar dhe jam ligështuar. Gjyshi, edhe dy lugë gjyshi. Ai ishte çun 25-vjeç. Si ka mundësi i shajnë këto njerëz. Pyll pa derra s’ka, por s’mund të nëpërkëmbet ai personel shëndetësor, në atë spital. Aty është Vaterlo e vuajtjeve dhe sakrificave.

COVID-2 drejtori
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.