Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), ka marrë të pandehur tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë Ministrisë së Mbrojtjes.
Kjo lëvizje e SPAK, vjen pas denoncimit të Partisë Demokratike, pasi kjo e fundit akuzoi Ministrinë e Mbrojtjes, për abuzim me tenderin e ushqimeve për familjet në nevojë.
Sipas gazetares Klodiana Lala, janë marrë të pandehur zyrtarët Ylli Imeri, Dafina Keca dhe Andrea Dapaj, të cilët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.
Po ashtu, gazetarja, bën me dije se SPAK, ka marrë në pyetje edhe ministren Xhaçka, por që nuk ka gjetur ansjë që ajo të ishte e përzier në këtë punë.
Bëhet fjalë për tenderin për ushqime për familjet në nevojë të marrë nga Ministria e Mbrojtjes, ku ky dikaster drejtohej nga Olta Xhaçka.