Një reper i njohur nga Holanda është arrestuar në Majorka, pasi akuzohet për përdhunimin e një fanseje të tij.
Mediat spanjolle raportojnë se artisti dhe e reja janë takuar të shtunën pasi vajza shkoi në klubin e natës me shoqen e saj për të parë reperin duke performuar. Në fund të spektaklit, dy vajzat thuhet se i janë afruar artistit dhe kanë shkrepur disa foto, ndërsa reperi i ka kërkuar njërës prej tyre që ta ndiqte në dhomën e hotelit të tij, ku më pas fansja pretendon se është abuzuar seksualisht.