Kreu i PD-së Luzlim Basha, ka reaguar pasi prokuroria dërgoi në gjykatë dosjen në ngarkim të tij, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Basha i cilësoi akuzat gënjeshtra, ndërsa shtoi se u fabrikua nga kryeministri Rama “për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e dosjes 339”.
“Fabrikoi këtë akuzë për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e dosjes 339, që publikoi gazeta Bild. Këto janë gënjeshtra. Rama tha se kishte prova për pastrim parash, vetëm që të heqë vëmendje nga dosjet e bujshme të vjedhjeve të votave. Tha se ka dokuemnte për para ruse dhe e vetmja gjë që doli ishte se ishte akuzë e qesharake dhe e turpshme.
Tha se kishte dokumente hetimi ndaj PD, por nuk doli kështu. Prokuroria është detyruar të pranojë problemet. Edhe atë dosje në gjykatë do ta çmontojnë. Na akuzuan për pastrim parash, për mbështetje nga rusët etj. Ra 90 përqind. Atë 10 përqind do e zbërthejnë”, tha Basha.