Një 60-vjeçar akuzohet për ngacmim seksual ndaj një vajze të mitur me aftësi të kufizuara, ku ngjarja tronditëse u zbulua vetëm pak ditë më parë në Lezhë. Policia arrestoi 60-vjeçarin me iniciale V.N, ku sot Gjykata e Lezhës ka vendosur ta lërë në burg atë.
Gjatë seancës gjyqësore, raportohen disa detaje nga ngjarja. Mësohet se ai i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij në mënyrë kategorike.
Prokurori Erjon Shehaj analizoi provat dhe vendosi që i moshuari të qëndrojë në burg pa afat.
Ngjarja e rëndë u zbulua nga shokët e klasës së 14-vjeçares, që menjëherë i thanë stafit, ku këta të fundit lajmëruan policinë.