Ahmad El-Chakik është një burrë nga Melburinit, i cili tre vite më parë ka qëlluar dy vëllezër shqiptarë në Australi, duke vrarë një prej tyre e duke plagosur tjetrin.
Ditën e sotme ai ka dalë para gjykatës ku ka thënë se këtë veprim e ka bërë sepse mendonte se burrat ishin të rrezikshëm, pasi ishte i informuar se pjesa perëndimore e Melburnit kontrollohet nga mafia shqiptare.
Ngjarja ka ndodhur më 20 tetor 2017 ku Ahmad El-Chakik u përplas në rrugë me shqiptarët e quajtur Edmund dhe Elvis Shabani . Edmund Shabani vdiq nga plagët e rënda që mori në gjoks dhe bark, ndërsa Elvisi u qëllua në këmbë, por fatmirësisht arriti të jetojë.
Gjithashtu, El-Chakik ka deklaruar se e ndjen veten të pafajshëm për vrasje, vrasje në tentativë dhe shkaktim të rëndë të plagosjes serioz, pasi sipas tij këtë vendim e ka marr për vetëmbrojtje. Ndërkohë avokati mbrojtës i tij, Glenn Casement përpara gjykatës ka thënë se El-Chakik kishte dëgjuar për historinë e dhunës të vëllezërve Shabani, e mendonte se ata ishin pjesë e mafies. Avokati tha se El-Chakik nuk kishte si qëllim final vrasjen e vëllezërve.
Ndërsa, prokurori i çështjes Mark Rochford ka thënë se autori i dyshuar mbante në dorë një armë dhe ka debatuar me shqiptarët paraprakisht, përpara se të kryejë krimin. Dy vëllezërit më pas u përleshën fizikisht me El-Chakik derisa të dy u penguan prapa dhe ranë kur u qëlluan, e i akuzuari u largua.
Sakaq gjyqi do të vazhdojë ditën e nesërme në gjykatën australiane.