Presidenti i Paris Saint Germain Al-Khelaifi është përfshirë në një ngjarje të rëndë. Numri një i kampionëve të Francës është vënë nën hetim për akuzën e rrëmbimit dhe torturës.
Akuzat janë bërë nga lobisti franko-algjerian Tajeb Benab-Derrahman ndaj Al-Khelaif. Ai do të ishte torturuar në Katar në vitin 2020, pasi ai kishte disa dokumente që mund të komprometonin pozicionin e Al-Khelaifit.
Aktakuza pretendon se çështja lidhet me caktimin e Kupës së Botës 2022, por edhe me të drejtat televizive për Lindjen e Mesme të dy turneve të Botërorit të ardhshëm.
Avokatët e Benab-Derrahman, Maïtres Romain Ruiz dhe Gabriel Vejnar, thanë se kaluan muaj duke u përpjekur për të sjellë çështjen në vëmendjen e drejtësisë franceze.