Policia e Berlinit po ndërhyn me forca të shumta policie në një shkollë fillore të Berlinit në lagjen Schmargendorf. Sipas mediave vendase operacioni ka nisur prej orës 16:15 pas një alarmi për të shtëna në vend dhe rreth dy orë më pas policia sqaroi se alarmi ishte i rremë.
Siç raporton BILD, thirrja e urgjencës u shtyp në dy sisteme alarmi në shkollë, të vendosura posaçërisht për sulme. Alarmet speciale të vendosura në shkollë janë aktivizuar enkas për të reaguar në rast të pranisë së një vrasësi serial. Fëmijët fshiheshin nëpër klasa.
Sipas informacioneve të BILD, mbi 100 policë ishin në vendngjarje rreth orës 17:30. Fëmijët pak nga pak SEK-u i nxori nga ndërtesa, para së cilës prisnin shumë prindër.
Një zëdhënës i policisë konfirmoi se kishte ende nxënës të shkollave fillore në ndërtesë, pavarësisht orës së vonë, të cilët ishin fshehur nëpër klasa. Instituti është i hapur deri në orën 18:00.
“Aktualisht jemi duke kërkuar dhomë për dhomë. Të gjithë do të nxirren jashtë të sigurt. Nuk ka britma, as thirrje për ndihmë dhe as telefonata. Është ndoshta një alarm i rremë, një defekt teknik mund të ketë shkaktuar alarmin”, tha një zëdhënës i policisë në mbrëmje.
Në shkollë si masë parandaluese janë dërguar edhe njësitet e zjarrfikësve, në mënyrë që nëse është e nevojshme të ofrojnë ndihmën e parë. Policia është duke inspektuar objektin dhe janë vënë në alarm edhe disa njësi të komandës speciale Sek.