Autoritetet shëndetësore në Rumani po përballen me një situatë të paprecedentë për shkak të rasteve me grip. Deri më tani kanë humbur jetën 22 persona, mes tyre edhe një fëmijë 3-vjeçar.
Ministri i Shëndetësisë Alexandru Rafila tha se të gjithë viktimat ishin persona që nuk kishin bërë vaksinën e gripit.
Ndonëse situata është e pazakontë, nuk është aq serioze sa për të zbatuar masa të tilla si karantina.
Spitalet në të gjithë vendin janë udhëzuar të reduktojnë numrin e vizitave për të kufizuar përhapjen e gripit. Pavarësisht nga numri në rritje i infeksioneve, shkalla e vaksinimit në Rumani mbetet e ulët.