Qeveria kolumbiane ka kërkuar evakuimin e 2500 familjeve, pasi ndodhen në një situatë me rrezik të lartë për shkak të një shpërthimi të mundshëm të vullkanit Nevado del Ruiz në Ande.
Presidenti i vendit, Gustavo Petro bëri të ditur në Twitter se “qeveria po merret personalisht me problemin dhe po koordinon të gjitha burimet”.
Qeveria ka krijuar një Njësi Kombëtare të Menaxhimit të Emergjencave me një komandë të përbashkët që po ndjek aktivitetin e vullkanit.
Nga ana e tij, Shërbimi Gjeologjik Kolumbian konfirmoi statusin e alarmit portokalli, duke specifikuar se ai do të mbetet në fuqi në javët në vijim pasi është e pamundur të parashikohet me siguri evolucioni i aktivitetit të vullkanit.
Nevado del Ruiz, ndodhet 220 kilometra në perëndim të kryeqytetit Bogotà, lartësia e tij është 5,321 metra, dhe është vullkani më i madh në vend.