Momente paniku janë shënuar gjatë koncertit të reperit amerikan, Wiz Khalifa, mbajtur në Indianapolis, pasi u raportua për të shtëna me armë.
Sipas dëshmitarëve që ndodheshin në koncert, thuhet se në reshtin e parë të publikut, pati një përleshje mes fansave teksa tentonin të largoheshin.
Sipas “New York Post” thuhet se të pranishmit kanë nisur të vrapojnë drejt daljeve të stadiumit, e për pasojë disa kanë shkelur me këmbë njëri-tjetrin.
Në publik ndodheshin rreth 25,000 persona, ndërsa tre prej tyre kanë përfunduar në spital me lëndime.