Një pako me lëndë eksplozive ka alarmuar zonën para paraburgimit në Vlorë. Dosja.al mëson se pakoja me lëndë plasëse është gjetur nga efektivët e Policisë së Vlorës, pasi këta të fundit janë lajmëruar në orën 12;30, të mesditës së sotme se është konstatuar diçka e dyshimtë në një mjet.
Pas këtij alarmi, është rrethuar zona dhe janë bërë verifikimet përkatëse dhe efektivët kanë konstatuar se në makinën e llojit ‘BMW X3’, në pronësi të një gruaje nga Vlora, u gjet pakoja me eksploziv.
Mirëpo fatmirësisht, pakoja nuk kanë qenë aktive dhe makina është transportuar pranë komisariatit të Vlorës.
Tashmë po priten forcat xheniere për heqjen e pakos në mënyrën që të mos shkaktohen dëme në njerëz apo materiale.