Shpesh raportohet në media se avionët bëjnë ulje të detyruar, dhe arsyeja ka qenë shpesh ndonjë pasagjer inatçi, i dehur apo kapriçoz, që është grindur me stjuardesën apo me pasagjerë të tjerë. Pasagjerët “kapriçoze” në BE kanë detyruar avionët të bëjnë ulje emergjente të paktën një herë në muaj, raporton Business Insider.
Numri i incidenteve të shkaktuara nga sjellja e keqe është rritur me 34% në 2018, sipas Agjencisë së Sigurisë së Aviacionit të BE-së, ku fluturimet e avionëve ndërpriten me një mesatare prej tre orësh.
Shoqata e Transportit Ajror Ndërkombëtar (IATA) thotë se tre arsyet kryesore përfshijnë mospërmbushjen e rregullave të sigurisë (49%), të dehur (27%) dhe cigarja (24%). Shoqata kërkon forcim të legjislacionit si një përgjigjë më e mirë ndaj sjelljes së parregullt të pasagjerëve.