Vetëm pak orë pasi forcat e ushtrisë dhe policië janë larguar nga fshati Vlashaj i Lurës janë rikativizuar zjarret në pyjet me pisha, ah dhe dushqe.
Sali Buci, banor i këtij fshati tha se frika dhe paniku është rikthyer në fshatin malor. “Menduam se ia hodhëm, por situata është rënduar përsëri, tha Buci. Dy shtëpi u dogjën. Po ashtu shumë hektarë me pyje u dogjën totalisht. Zjarret janë rikthyer përsëri dhe jemi pak banorë në fshat për t’i përballuar ato. Presim ndihmë sa më parë, ndryshe dëmet do të jenë të mëdha”, sqaroi Sali Buci nga Lura.
Zjarret në Lurë e Shupenzë u shfaqën tri ditë më parë dhe sipas drejtuesve të pushtetit lokal ato janë shkaktuar qëllimisht, nga persona të paidentifikuar. /tirananews.al/