Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se duke nisur që mbrëmjen e sotme pritet përkeqësim i kushteve atmosferike. Duke u referuar një postimi në Facebook të DPD-së, bëhet e ditur se moti do të përkeqësohet në datat 22-23 prill.
Sipas informacioneve mësohet se bregdeti ynë do të përfshihet nga era të forta me drejtim jug-lindje, ndërsa forca e detit do të jetë 7 ballë.
Njoftimi i plotë
Ne daten 22-23 Prill moti do te perkeqesohet. Bregdeti yne do te perfshihet nga era me drejtim jug-lindje dhe forca e detit do te jetë 7 shkallë Boufort. Me qellim parandalimin e cdo situate te papritur per shkak te kushteve atmosferike kerkojme bashkepunimin e te gjithe subjekteve qe ushtrojne veprimtari ne fushen e detarise, per te marre te gjitha masat e nevojshme per sigurimin e mjeteve ne port dhe rritje e gadishmerise se ekuipazhit ne mjetet lundruese.
Po gjatë ditës së sotme dhe në mediat italine të cilat citonin shërbimin metreologjik thuhej se do të kishter përkeqësim të motit në javën që vjen.