Vetëm dy-tri ditë pas dorëzimit të dokumentacionit në KZAZ nr.17 Klos nga ana e ish-deputetit të Partisë Demokratike Bedri Hoxha, duke u regjistruar si kandidat i pavarur për postin e kryetarit të Bashkisë Klos, demokratët e Matit kanë shpërthyer në akuza ndaj ish kryetarit të degës lokale për disa vite, ish-kryebashkiakut të Klosit për 6 vite dhe ish-deputetit Hoxha për dy mandate.
Bedri Hoxha prej dy vitesh ka shkëputur çdo lidhje me Partinë Demokratike, madje ka qenë kundër mënyrës se si janë menaxhuar bashkitë Mat e Klos nga kryebashkiakët Nezir Rizvani e Basir Cupa.
Demokratët kanë frikë se votat e zgjedhësve të PD-së do të ndahen mes kryebashkiakut aktual Basir Cupa, që pret rikandimin për një mandat të dytë, dhe Hoxhës që gëzon mbështetje në radhët e kësaj partie në zonën e Klosit.