Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Alba Hoxha dhe Albi Nako i japin fund lidhjes së dashurisë

16:39 / May 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alba Hoxha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Albi Nako dhe Alba Hoxha janë një ndër çiftet që nuk e pranuar kurrë publikisht historinë e tyre të dashurisë. Prej më se 4 vitesh, dyshja ka pasur një raport me ulje-ngritjet e veta, por duket se gjithmonë e kanë gjetur një rrugë për të qenë së bashku. Të pyetur nga mediat, ata nuk e kanë pranuar kurrë se mes tyre ishte një histori dashurie, duke u shprehur gjithnjë se ishin miq. Megjithatë, miqtë kanë zbuluar detaje nga ky raport sa intensiv, aq edhe problematik. Balerina 15 vjet më e vogël filloi të përflitej si e dashura e koreografit vetëm pak muaj nga ndarja e tij me Klaudia Pepën. Në atë kohë, Alba kaloi nga balerinë e “Stop” edhe në vajzën e motit në TV “Klan”.

Vetëm vjet, ajo vendosi t’i dedikohej edhe biznesit, ku provoi një dyqan me veshje, të cilën edhe partneri ia reklamoi shumë në rrjetet sociale. Në pak vite, Alba i ngjiti shpejt shkallët e karrierës edhe në saj të të dashurit të saj. Por duket se kësaj historie i ka ardhur fundi. Pas gati 4 vitesh lidhjeje, Albi dhe balerina janë ndarë përfundimisht nga njëri-tjetri. Çifti që shpeshherë ishte bërë gati edhe për ta zyrtarizuar këtë lidhje, këtë herë duket se e kanë mbyllur raportin njëherë e mirë. Bëhet me dije se shkak për këtë ndarje kanë qenë problemet e shpeshta të dyshes, por edhe fakti që familja e të dyve nuk e shihte me sy të mirë këtë lidhje, e cila shpesh hasej në problematika të mëdha. Tashmë të dy vijojnë të punojnë në të njëjtin vend, por duket se rrugët e tyre janë ndarë njëherë e mirë. Alba vijon punët si koreografe e “Stop”, por edhe në minutazhin e saj te moti. Nga ana tjetër Albi, i cili këtë herë i jep fund një tjetër historie dashurie me një balerinë, rikthehet në krye të punëve të tij në TV “Klan”. Duket se debatet mes tyre kanë qenë aq të ashpra, sa tashmë kanë fshirë njëri-tjetrin nga profilet e tyre në “Instagram”.

Alba Hoxha Albi Nako tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.