Banorja e Big Brother Kosova Vip 4, Alba Pollozhani, ka qenë e detyruar të largohet përkohësisht nga shtëpia më e madhe në vend, pasi nuk është ndjerë mirë. Ajo aktualisht ndodhet në spital, ku edhe po merr trajtim mjekësor profesional. Ky zhvillim vjen pas një muaji të vështirë për banorët, të cilët jetojnë në izolim dhe nën presionin e vazhdueshëm të spektaklit.
Shtimi i stresit dhe intensiteti i lojës duket se kanë ndikuar edhe tek gjendja e Albës, e cila tashmë po merr kujdesin e duhur për të rifituar forcën dhe energjinë. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Big Brother VIP Kosova në rrjete sociale, duke theksuar se shëndeti i banorëve mbetet prioritet absolut. Fansat dhe ndjekësit e spektaklit kanë reaguar menjëherë, duke i uruar shërim të shpejtë banores dhe duke shprehur mbështetje për të gjatë rikuperimit. Alba pritet të rikthehet në shtëpi sapo të marrë miratimin e stafit mjekësor.
Pothuajse të gjithë banorët e kanë normalizuar dhunën ndaj Albës. Nga gjuha kërcënuese, te prekjet fizike, nga degradimi i ulët duke cenuar pastërtinë dhe dinjitetin femëror, deri te etiketimet absurde si psikopate. Këto nuk janë situata si lojë. Janë raste të pastra bullizimi në grup dhe duhet të trajtohen në Prime.
