Alba Vukaj u largua të hënën (15 janar) nga ”Big Brother VIP Kosova 2”. Pas një televotimi të papritur, rezultoi që bukuroshja shkodrane të ishte më pak e votuara nga publiku, dhe me këtë rast edhe të linte plotësisht garën. Ajo ka reaguar pas daljes duke thënë se kjo ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme.
“Eksperiencë e jashtëzakonshme, emocione nga më të ndryshmet. Mirënjohëse pa fund për mbështetjen e familjes, shoqërisë dhe gjithë publikut që më përkrahu dhe besoj te unë, në momente të bukura dhe sidomos të vështira”, ka shkruar ajo.