Dyshja e njohur për publikun, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kanë vendosur së fundmi që pas impenjimeve të shumta të tyre në muzikë, të pushojnë së bashku me vajzën e tyre pranë detit.
Miriam ka publikuar disa foto të sajat dhe vogëlushes, ndërkohë që Albani ka ndarë sot me ndjekësit e tij në ‘Instagram’, një ‘Instastory’ të partneres dhe vajzës së tij bashkangjitur së cilës ka shkruar: “Gocat e mia”. Në foto dallohet natyra fantastike dhe Ameli së bashku me mamin duke shëtitur. Mesa duket familja është duke kaluar momentet më të bukura pranë njëri-tjetrit.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Miriami ka paralajmëruar një projekt të ri me anë të disa fotove ku tregoi se ishte në studio së bashku me Albanin dhe Elgit Dodën. Ndërkohë Skënderaj vetëm 5 ditë më parë solli projektin e tij më të fundit “Drejt në zemër”, i cili ishte një bashkëpunim me 2Ton.