Ermiona Lekbello u përjashtua nga shtëpia e “Big Brother Vip” ditën e djeshme, pas paralajmërimit që u bë të shtunën nga “Vëllai i Madh” se nuk do të tolerohej më asnjë dhune fizike apo verbale. Për rrjedhojë, Jona u pezullua për shkak të gjuhës së përdorur ndaj Oltës, Maestros dhe Kiarës.
Me daljen e saj të shumtë kanë qenë ata që janë mërzitur, por edhe që e kanë përgëzuar për qëndrimin e saj në “BBV”. Një ndër personazhet publikë që ka reaguar për daljen e Ermionës është këngëtarja Albërie Hadërgjonaj.
Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Albërie i ka dalë në mbrojtje duke zgjedhur fjalët më të denja për të.
“Njerëzit e vërtetë nuk i duam! O Jona, o bish, o je ti feministë o s’ka njeri në këtë shoqëri, sepse të njoh mirë. Ti kurrë nuk ke bërë kompromise me të padrejtën! Fitove zemrat e shumë njerëzve dhe kjo është fitore! Të dua”, ka shkruar Albërie.