Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërije Hadërgjonaj, ka treguar se si ajo ishte ndër të parat kur u infektua me COVID-19 në Amerikë në shkurt të vitit të kaluar, kur virusi sapo kishte filluar të përhapej.
“Ka qenë një periudhë e frikshme, që unë isha në një shtëpi vetëm dhe njerëzit vdisnin. Dhe aty më ka zhgënjyer Amerika pak sepse unë e Dua Amerikën shumë dhe thoja: Si ka mundësi qe njerëzit të vdesin ne Amerike kështu, por edhe atje u bë çdo gjë politike, sepse merrnin 1.2 milion dollarë për çdo pacient që ishte me COVID-19 dhe i vinin ventilatorin dhe kanë bërë para pafund”, ka rrëfyer Hadërgjonaj.