Ndonëse vitet ikin, këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj vazhdon të mbetet po aq e re.
Së fundmi, ajo ndodhet në Stamboll me dy vajzat e saj, Anxhelinën dhe Agnesën.
Ajo ka postuar në Instagram disa foto, ku pozon në shtrat së bashku me të bijat .
Pas fotove ku dy motrat shfaqeshin në super formë me rrobabanjo, sot vëmendjen e kanë tërhequr pozat nga shtrati.
Të treja shfaqen të veshura me fustane blu të shndritshëm, duke shijuar një gotë shampanjë në një hotel super luksoz.
Nuk kanë munguar komentet e shumta nga ndjekësit, ku ka edhe nga ata që nuk bëjnë dot dallimin se kush është Albërija dhe kush janë vajzat.