Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur gabim dhe të pashpjegueshëm idenë e Mini Shengenit të Ballkanit.
Albin Kurti nuk mori pjesë në takimin e Ohrit, por mendimin e tij e ka shprehur në një intervistë, shkruan Report TV.
Ai ka thënë se takimi i dytë i kësaj iniciativave rajonale nuk është dashur që të mbahet.
“Vala e dytë e këtyre iniciativave rajonale nuk është dashur të mbahet. U mbajt takimi i parë në Novi Sad, u tha që në Ohër do të vijnë të gjithë dhe së pari aty nuk shkoi Kosova, së dyti Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina patën përfaqësim simbolik dhe besoj që në kohën kur spostohet edhe Samiti i Parisit nuk ka pse të mos spostohet për një datë tjetër edhe ky i Ohrit.
Pra për mua ishte e gabueshme dhe pashpjegueshme ngutia që medoemos, tani, të mbahet kjo mbledhje në Ohër në kohën kur dihej që Kosova nuk do të marrë pjesë”, shton kryeministri i ardhshëm i Kosovës.