Pas vendimit që ka marrë ditën e sotme Gjykata Kushtetuese në Kosovë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka të drejtë të kandidojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme. Lajmin për këtë e ka dhënë Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) i cili ka njoftuar se të drejtë për të kandiduar nuk ka as Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topallit e shumë të tjerëve që ishin dënuar për vepra penale dhe me kusht, të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme.
” Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli e shumë tjerë të dënuar për vepra penale edhe me kusht nuk do të mund të kandidojnë në zgjedhjet që do mbahen në janar apo shkurt të vitit të ardhshëm.Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese e ka një hile të madhe”, ka shkruar Miftaraj.
Gjykata Themelore në Prishtinë, në janar vitit 2018 ka shpallur fajtorë katër deputetët e Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, për dy veprat penale, atë të përdorimit të armës dhe për pengim të zyrtari gjatë kryerjes së detyrës së tij veprime këto që lidhen me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015. Albin Kurti ishte dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, kurse për veprën penale të pengimit të personit zyrtar është dënuar me gjashtë muaj burgim.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka çuar vendin në zgjedhje. Brenda 40 ditëve, vendi pritet që të shkojë në zgjedhje që do të krijojnë qeverinë e re, pasi aktigjykimi i Gjykatës Kushtetuese, e ka cilësuar si të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi që ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë Hoti.