Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Albin Kurti refuzon të komentojë marrëveshjen e Uashingtonit

21:04 / January 29, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Albin Kurti1 768x468 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit, dhënë në gazetën spanjolle “El Mundo”, për të cilën tha se ka promovuar stabilitet.

Pas homazheve tek arkivoli i akademikut Minir Dushi, Kurti është pyetur nga gazetarja e KosovaPress-it çka e ka shtyrë të ndryshojë mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit, porse nuk është deklaruar.

“Kosova mban një marrëdhënie të fortë bilaterale me Shtetet e Bashkuara, e bazuar në përkushtimin e tyre të vazhdueshëm ndaj sovranitetit tonë dhe integrimit në BE dhe NATO. Gjatë mandatit të Trump, u prioritizuan marrëveshjet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të promovuar stabilitetin, ndërsa administrata Biden ka forcuar institucionet demokratike në Ballkan. Megjithëse këto dallime reflektojnë ndryshime në qasje, nuk besoj se Shtetet e Bashkuara do të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës; ne punojmë ngushtë me Uashingtonin”, ka thënë Kurti për gazetën spanjolle.

Marrëveshjen e arritur më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, e nënshkruar mes kryeministrit të atëhershëm Avdullah Hoti dhe presidentit amerikan, Donald Trump, Kurti e kishte kritikuar bashkë me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje.

Albin Kurti refuzon Uashingtoni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.