Ish-ministri Aldo Bumçi beson se demokratët do të bashkohen dhe do të krijojnë një front të madh opozitar për të rrëzuar atë që ai e quan regjim të Edi Ramës.
“Do ndërtojmë një front të madh opozitar. Çdo njeri që nuk shikon nevojën për bashkim, është aleat i Edi Ramës. Dy regjimet autoritare të fundit janë të Vuçiç dhe Edi Ramës. Ne do të krijojmë një front për ta rrëzuar këtë regjim që ka cenuar çdo të drejtë themelore”, u shpreh Bumçi.
Në një intervistë për “RTV Ora”, Bumçi u shpreh se politika e Ramës gjatë 9 viteve ka qenë të mbështesë Aleksandër Vuçiç në kurriz të Kosovës.