I ftuar në “Natën me Aulonën”, ish-banori i Big Brother VIP Aldo Marku deklaroi se është takuar me Rizartën dhe se kanë folur në tërësi.
“Po kemi komunikuar, kemi pirë dhe një kafe. Kaq. Folëm në përgjithësi që nuk i kemi bërë aty brenda, duke njohur njëri-tjetrin më shumë. Në përgjithësi është gocë e mirë dhe të jemi të kujdesshëm unë nuk jam ky përdoruesi as në jetën jashtë edhe pse janë parë gjërat”, u shpreh ai.
Aldo shtoi: “Jam në një moshë tjetër nuk më bëjnë përshtypje sepse kam kaluar shumë, kam ndërruar frekuencë”.
