Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Aleatët evropianë të shqetësuar për takimin Trump-Putin në Alaskë

09:40 / August 10, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2637
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aleatët evropianë janë bërë bashkë për të mbështetur Ukrainën, duke këmbëngulur se çdo bisedim për paqe me Rusinë duhet të përfshijë edhe Kievin.

Kjo vjen në kohën kur presidenti amerikan Donald Trump po përgatitet të zhvillojë një takim me presidentin rus Vladimir Putin në Alaskë, të premten.

“Rruga drejt paqes në Ukrainë nuk mund të vendoset pa Ukrainën!” thuhet në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga liderët e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Italisë, Gjermanisë, Polonisë, Finlandës dhe Komisionit Evropian.

I shqetësuar se Ukraina mund të mos ftohet në bisedimet për paqe, presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se çdo marrëveshje pa Kievin do të ishte një “vendim i vdekur”.

Mbrëmjen e së shtunës, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Trump do të ishte i gatshëm të mbante një takim trepalësh me Putinin dhe Zelenskyn, por për momentin, takimi do të mbahet vetëm mes dy liderëve, ashtu siç kërkoi fillimisht pala ruse.

Trump më herët kishte sugjeruar se mund të fillonte vetëm me një takim me Putinin, duke u thënë gazetarëve se planifikonte të “fillonte me Rusinë“. Megjithatë siç shkruan BBC, presidenti amerikan shtoi se beson se “kemi një shans” për të organizuar një takim trepalësh me Putinin dhe Zelenskyn.

Nuk është e qartë nëse Putini do të pranojë një takim të tillë, ai ka refuzuar disa herë mundësinë për bisedime të drejtpërdrejta, dhe dy liderët nuk janë takuar ballë për ballë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës, mbi tre vite më parë.

Duke folur të premten, Trump gjithashtu sugjeroi se “do të ketë një shkëmbim territoresh” në mënyrë që Moska dhe Kievi të arrijnë një marrëveshje, deklaratë që shkaktoi një reagim të fortë nga Zelensky.

“Nuk do të shpërblejmë Rusinë për atë që ka bërë,” tha ai në Telegram. “Çdo vendim kundër nesh, çdo vendim pa Ukrainën, është gjithashtu vendim kundër paqes.”

Ai shtoi me vendosmëri:
“Rusët vazhdojnë të imponojnë idenë e ‘shkëmbimit’ të territorit ukrainas për territor ukrainas, me pasoja që nuk garantojnë gjë tjetër veçse pozicione më të favorshme për rusët për të rinisur luftën.”

Sipas CBS-së, Shtëpia e Bardhë po përpiqet të bindë aleatët evropianë të pranojnë një marrëveshje që përfshin kalimin e të gjithë rajonit të Donbasit nën kontrollin e Rusisë, si dhe mbajtjen e Gadishullit të Krimesë.

Nga ana tjetër, Ukraina dhe fuqitë evropiane kanë paraqitur një plan alternativ për përfundimin e luftës, raportoi Wall Street Journal. Ai përfshin kërkesën që çdo shkëmbim territoresh të jetë i ndërsjellë, pra, nëse Ukraina tërhiqet nga disa rajone, atëherë edhe Rusia duhet të tërhiqet nga disa të tjera.

Në deklaratën e tyre të përbashkët të shtunën mbrëma, liderët evropianë theksuan se “kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë”.

“Ukraina ka të drejtën e zgjedhjes për fatin e saj,” thanë ata, duke nënvizuar se vendet e tyre do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën në mënyrë diplomatike, ushtarake dhe financiare.

Liderët evropianë shtuan gjithashtu se një “zgjidhje diplomatike” është thelbësore, jo vetëm për të mbrojtur Ukrainën, por edhe për sigurinë e vetë Evropës.

alaske putin Takim Trunp Ukrainë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.