Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Aleatët në krah të Bashës: Do djegim mandatet e deputetëve

16:40 / February 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aleatët e Partisë Demokratike janë shprehur pro vendimit dhe kanë votuar  unanimisht për të djegur mandatet e deputetëve në Parlament.

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu tha sot zëri i deputetëve të opozitës do të jetë sëbashku me qytetarët në shesh dhe jo më në parlament. Ai tha se vendimi i u mor me unanimitet.

“Djegia e mandateve është vendim i gjithë deputetëve. Zëri që do të mungojë në Kuvendin e Shqipërisë do të jetë një zë që do të jetë me qytetarët shqiptar” tha Mediu.

Ndërkohë që kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i njohur për batutën e tij, tha se opozita do të jetë e bashkuar deri sa në krye të qeverisë do të jetë Edi Rama.

Por për Shehin vetëm kur të largohet Rama, atëherë në kampin blu mund të ketë qëndrime ndryshe.

“Sa kohë të jetë Rama aty do na shihni bashkë. Po nuk qe ai aty edhe mund të shihni ndonjë gjë ndryshe”, tha Shehi.

Ndërkohë që Lulzim Basha nuk ka nguruar të sqaroje se të djathtët do të jenë të bashkuar edhe pas largimit të Ramës.

“Edhe kur të largohet ai, bashkë do jemi”, tha Basha.

Edhe aleati tjetër, Vangjel Dule i PBDNJ-së tha se opozita ka një mision të vështirë, atë të përballje me Edi Ramën që sipas tij ka mashtruar dhe poshtëruar shqiptarët.

“Opozita është në kushte e realizimit të misionit të saj. Misioni është i vështirë dhe i rëndë dhe kërkon mbështetje më shumë se kurrë të qytetarëve. Kërkohet mbështetje e gjithë atyre që janë të mashtruar dhe të poshtëruar nga Edi Rama dhe Rilindja”, tha Dule.


Basha Djegia mandateve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.