Ish-deputeti Nard Ndoka ka bërë deklaratën e bujshme në RTV Ora, ku është shprehur se opozita e mirëpret edhe votën e grupeve kriminale.
Ai tha se grupet kriminale janë larg Ramës sot, ndërsa do të ishte më mirë të bëhen me opozitën.
“Rama ka bërë fushata marramendëse me para të pista. Pjesa e dukshme e financimit është problem. Rama ka shfrytëzuar 10-fishin e buxhetit të shteti për fushatë. Edhe grupet kriminale janë larg Ramës sot. Grupet kriminale të rrinë në punën e tyre ose të përgjigjen para drejtësisë. Më mirë të bëhen me ne dhe të votojnë për opozitën. E mirëpresim edhe votën e tyre. Ne nuk i përdorim si Rama, po votuan opozitën nuk ka ndonjë gjë të keqe. E djathta kurrë nuk është ulur me krimin”, tha Nard Ndoka.