Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ndaj lajmit se Charlie Kirk është qëlluar me armë zjarri.
“Të gjithë duhet të lutemi për Charlie Kirk, i cili është qëlluar me armë zjarri”, shkroi ai në Truth Social. “Një djalë i shkëlqyer nga fillimi deri në fund. Zoti e bekoftë!”
Ngjaja e rëndë me armë zjarri u raportua të ketë ndodhur në Universitetin Utah Valley në Orem, Utah, gjatë një aktiviteti me pjesëmarrjen e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk.
Charlie Kirk është një aktivist dhe komentator konservator amerikan. Ai është themelues, CEO dhe drejtues ekzekutiv i organizatës Turning Point USA (TPUSA), një grup i fokusuar te të rinjtë dhe politikat konservatore në universitete dhe shkolla të larta. Kirk është gjithashtu një mbështetës i fuqishëm i Presidentit Donald Trump.
Ai njihet për mbështetjen e tij të fortë ndaj Presidentit Donald Trump dhe ka ndjekës të shumtë në platformat sociale – mbi 5.2 milionë në X dhe 7.3 milionë në TikTok.
Pas incidentit, Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale:
“Lutuni për Charlie Kirk, një djalë vërtet i mirë dhe një baba i ri.”
Ngjarja ka shkaktuar reagime të menjëhershme në opinionin publik amerikan, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet e sulmit dhe profilin e të dyshuarit.
