Abc News zotëron 2.9% të tregut, ndërsa gjatë vitit 2018 shënoi një rënie në masën 30% të të ardhurave. Por tashmë ky televizion informativ nuk është më pronë e Aleksandër Frangajt. Aleksandër Frangaj ka shitur aksionet për shumën 600 mijë euro te kompania A.B.C. MANAGEMENT. Blerësi i Abc News është një kompani e re të tërësisht e panjohur, e regjistruar në Shqipëri, nën pronësinë e shtetases greke Efthymia Gkouma, shkruan Dosja.al. Në media është përfolur se interes për blerjen e aksioneve të televizionit ka pasur një prej spitaleve private në vend, por duket se tashmë ky televizion është në duart e një pronari të ri.
Aleksandër Frangaj shet Abc News-in! Pronarja greke paguan aksionet dhe 1.4 mln Euro borxhe të vjetra
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment