Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Alen Sherri ikën nga Egnatia, kalon në Serie A: Shkruam historinë edhe pse të paragjykuar si një qytet i vogël

17:22 / July 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1721832800 alensherri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Alen Sherri ka gjetur akordin dhe për tre sezonet e radhës do jetë portieri i Cagliarit në Itali. Klubi i Serie A do paguajë 350 mijë euro në arkat e Egnatias, me klubin rrogozhinas që ka mbajtur edhe 40 përqind të pronësisë së gardianit dhe në rast të një tjetër shitje do marrë pjesën e duhur.

Portieri shqiptar ka udhëtuar drejt Italisë për të firmosur me skuadrën e tij të re, duke i dhënë fund një dyvjeçari shumë të suksesshëm me rrogozhinasit. Vetë futbollisti, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka dashur të shprehë mirënjohjen e tij ndaj rrogozhinasve për një eksperiencë të paharrueshme për të, teksa bëhet gati për një tjetër shumë të rëndësishme në karrierë.

Postimi i plotë

Nuk di nga të filloj të flas për dy vitet e kaluara. Dy vite plot miqësi, vëllazëri, fitore, besim, mbështetje, humbje, trishtime, të gjitha së bashku. Sot fillon një eksperiencë e re për mua dhe doja që fillimisht ta nisja duke falenderuar pa përjashtim të gjithë ata të cilët besuan te unë dhe më mbështetën gjatë gjithë këtij rrugëtimi në klubin Egnatia.

Duke nisur me në krye presidentin dhe drejtorin të cilët besuan te unë në një moment të vështirë të karrierës time, me shokët e ekipit më të cilët ndamë kohën më të madhe të ditës tonë dhe kishim një grup fantastik, me tifozët të cilët ishin gjithmonë mbështetës e prezent në çdo ndeshje, me stafin e palodhur të cilët punuan shumë me mua, me mjekët e ekipit që u kujdesen për të gjithë ne, me punëtorët të cilët u kujdesën gjithmonë që çdo gjë të shkonte siç duhej.

Do jem përgjithmonë mirënjohës dhe falënderues ndaj jush. Jam shumë i lumtur për faktin që të gjithë se bashku arritëm gjëra të mëdha dhe të shkruanim histori edhe pse të paragjykuar si një qytet i vogël. Faleminderit K.F. Egnatia.

View this post on Instagram

A post shared by Alen Sherri (@alensherri)

Alen Sherri serie a
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.