Polenet e luleve në këtë periudhë, por edhe pasojat post Covid si kollë apo vështirësi në frymëmarrje ka shtuar numrin e pacientëve, të cilët janë konfuze e i drejtohen mjekëve alergologë.
Mjeku alergolog Mehmet Hoxha theskon se duhen bërë disa ekzaminime për të ndarë alergjinë nga pasojat post Covid në mënyre që pacienti të mjekohet siç duhet.
Sipas mjekut Hoxha, ka pacientë, të cilët edhe pse e kanë kaluar në formë të rëndë sëmundjen i kanë rikuperuar pasojat që u ka lënë virusi në mushkëri.
Pacientët alergjikë, fatmirësisht janë prekur më pak nga virusi i Covid-it për shkak të receptorëve mbrojtës që kishin krijuar nga trajtimi mjekësor ndër vite.