Pas shumë thashethemesh në portale të ndryshme në lidhje me largimin e saj nga “Stop”, Alesia e ka pohuar dhe vetë se shkaku që në studion e emisionit investigativ në Tv Klan u zëvendësua menjëherë, ishte pikërisht ky, pasi mori pjesë si e ftuar në emisionin e Bieta Sulos, “ Ftesë në 5“ në Top Channel. Ajo të gjithë ndjekësit e instagramit i ka sqaruar me një postim në rrjetin social instagram.
“Të dashur miq!
Ashtu siç e keni vënë re dhe ashtu siç kanë shkruar portalet, unë nuk jam më
pjesë e emisionit “Stop”. Kjo, për faktin e vetëm se dhashë një intervistë në
“Top Channel” dhe më larguan nga puna në mënyrë flagrante me një sms. Kjo
tregon nivelin e atyre që janë punëdhënësit tanë dhe sa të mbrojtur nga ligji
janë punonjësit e media-ve, ku nuk respektohet asnjë llojë kontrate pune, aq më
pak Kodi i Punës. Sigurisht, që unë nuk jam as e para dhe as e fundit. Jam e
detyruar ta bëjë këtë sqarim për gjithë publikun tim dhe gjithë ata që më kanë
shkruar dhe suportuar pa fund. Së shpejti, do të shihemi në një projekt të ri.
Ju dua, Alesia”.