Alex Rodriguez në daljen e fundit është ndalur edhe tek ishi i tij, Jennifer Lopez.
Ai ka reaguar për herë të parë pas dasmës së saj me aktorin Ben Affleck.
“Me Jennifer ishte një përvojë e mirë. I uroj asaj dhe fëmijëve, të cilët janë të zgjuar, të bukur dhe të mrekullueshëm, u uroj atyre më të mirat,”, tha Rodriguez.
Rodriguez ka qenë i martuar me Cynthia Scurtis, por çifti, të cilët kanë dy fëmijë adoleshentë, finalizuan divorcin në vitin 2008.
Pas ndarjes nga bashkëshortja, ai u lidh me një sërë emrash me famë botërore si Madonna, Cameron Diaz dhe Kate Hudson.