Disa ditë më parë, teksa ishte brenda shtëpisë së BBV, Alfio gjatë një bisede në dhomën e gjumit me Merin ka folur për ish-partneren e tij, duke treguar se e ka vuajtur shumë ndarjen nga ajo.
Nga ana tjetër, ish-partnerja e tij, Fatma Methasani ka bërë një postim në profilin e saj në Instagram, mbrëmjen e kaluar, i cili është aluduar se ka qenë një kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Alfios.
“Njerëzve u pëlqen të përdorin të kaluarën për t’u dukur më mirë ose për të bërë të tjerët të duken më keq”, ishte shprehja që ka nënvizuar Fatma nga një libër dhe e ka publikuar foton në Instagram, duke lënë kështu të nënkuptohet se është një kundërpërgjigje ndaj asaj çfarë Alfio shprehu brenda shtëpisë së BBV3.