Prej ditësh, në mediat rozë qarkulloi lajmi se moderatorja Fatma Methasani dhe partneri i saj, Alfio Rrotani, i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Sot, përmes një postimi në Instastory, Alfio ka konfirmuar ndarjen, duke mohuar lajmet për një tradhti, siç aludohej.
“Të dashur familjarë, shok dhe ndjekës. Ndjehem në detyrë dhe i obliguar moralisht të sqaroj disa lajme që kanë qarkulluar së fundmi për sa i përket jetës time personale. Unë dhe Fatma nuk jemi më së bashku nga pothuajse një vit, motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë absolutisht të bëjnë me tradhtu ose rrethana të tjera që qarkullojnë në rrjet. Dëshiroj që të kemi privatësinë tonë për të preservuar raportin tonë në harmoni dhe për të mirën e djalit të mrekullueshëm që kemi, pasi këto publikime mund të ndikojnë jo vetëm në jetën time private dhe profesionale, por edhe të rrethit tim dhe familjes sime. Unë po ju drejtojem me këtë kërkesë e lidhur ngushtë me mirëkuptimin tuaj që do e vlerësoja jashtëmase. Ju falenderoj nga zemra për kohën”.