Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Alfred Lela: Nuk do qis pushkë por policinë do e hedh në gjyq. Do e çoj në DASH. Kush ishte shefi i komisariatit që më tërhoqi, pa mjet identifikimi

22:41 / May 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lela alfred
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Alfred Lela ishte ende i emocionuar, ndoshta i prekur dhe i trishtuar pas shoqërimit me forcë nga policia ditën e djeshme tek protesta për Teatrin. Në studion e “Real Story”, në News24, Lela rrëfeu me detaje çfarë kishte ndodhur dhe kush ishte shefi i komisariatit që e kishte tërhequr zvarrë me forcë dhe që nuk kishte asnjë mjet identifikimi. Ai tha se nuk do e lërë me kaq këtë çështje dhe se do e çojë deri në Departamentin Amerikan të Shtetit.

“Jam mirë. Kam pak probleme me qafën dhe nuk e kam mundësinë për të operuar si njeri i shëndetshëm. Biçikletën e kam gjetur.
Më erdhën disa mesazhe, disa ish-deputetë të PD, disa prej tyre miq të mi. Më kanë mbështetur. Kam marrë mbështetje nga njerëz që unë nuk i njihja, kaq shumë që më kanë bërë ta kaloj më lehtë këtë dramë që ishte dhe psikologjike. kam më shumë dhimbjen e mamasë se dhimbjen time. U kryqëzuan këto të dyja dhe krijuan një moment që ndoshta do doja të mos e kisha shfaqur publikisht. Padrejtësia me sa duket. Unë isha në anën e drejtë. Unë as e dija që ishte zonja Caka, për mua ishte një grua që po arrestohej krejt pa të drejtë. Unë e ndoqa skenën. Silva është marrë jashtë rrethimit policor dhe është marrë brenda gardhit dhe nuk po bënte asgjë. Po i thoshte atij oficerit që pse po e bëni këtë se nuk bëri asgjë.
Kapërceva atë gardhin e shenjtë të Altin Lilës, se kështu quhej ai zotëria civil. Se më kërkojnë mua dokumentin e identifikimit, që duan apo s’duan jam person publik dhe shefi i komisariatit numër 5 pa asnjë lloj distinktivi, pas asnjë mjet identifikimi më dhunoi, pra një zyrtar i lartë i policisë. I kam marrë emrat e të gjithëve jo se jam bërë gati të qis pushkë por se dua të ndërtoj një skedë. Kam ndërmend ta hedh në gjyq policinë e shtetit. Kam ndërmend ta çoj në DASH kam folur me disa organizma europianë dhe s’kam ndërmend ta lë këtu. Më kanë parë aq shumë policë atë ditë sa nuk më kanë parë gjithë jetën”, deklaroi Lela.

Alfred Lela gjyq komisariatit pushke
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.