Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Alfred Lela/ ‘Triumfi i normalitetit’ në garën për kreun e Komunitetit Mysliman

20:04 / March 4, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alfred Lela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zgjedhjet e së shtunës për kreun e ri të Komunitetit Mysliman Shqiptar kanë kaluar, deri diku, me shkujdesjen që shoqëron fenë dhe gjërat që lidhen me të në Shqipëri. Atë shkujdesje që ne, dhe të huajt, e konsiderojmë tolerancë.

Nuk kanë qenë zgjedhje të zakonshme, megjithatë, dhe mund të thuhet pa e tepruar se kanë qenë më të rëndësishme se shumë prej elektoraleve politike që mbahen në rang vendor apo kuvendor çdo dy vjet. Jashtëzakonshmëria e garës për kreun e Komunitetit më të madh fetar në Shqipëri lidhet me atë se, feja mund të shmanget në politikë.

Dy gjëra janë penguar të ndodhin të shtunën, pas daljes së rezultatit të garës për shef të KMSh, fituar nga Bujar Spahiu, që mbante detyrën e n/kryetarit deri fundjavën e shkuar. E para, është penguar politizimi i fesë islame, që e kemi parë të galopojë pa shumë qeder në agorën publike gjatë dy viteve të fundit nën ‘mbikqyrjen’ e myftiut të Tiranës, Ylli Gurra, i cili humbi në përballjen e së shtunës.

Imami Gurra shihej, shpesh e më shpesh dhe vend e pa vend, në krah të krerëve të lartë politikë të mazhorancës, veço këtu kryeministrin Rama dhe kryetarin e Bashkisë, Veliaj. Myftiu i Tiranës kishte dalë prej reverencës që përplotësojnë ‘qokat’ që bëjnë krerët politikë me rastin e festave fetare si te katolikët, ortodoksët, bektashinjtë apo myslimanët sunitë. Kjo ishte një zgjedhje e tij, e cila lidhej drejtpërdrejt me një investiturë të përbashkët politike këtu në Tiranë, urë e cila hidhej deri në Stamboll për t’u shtrirë nën këmbët e pëlqimit të të ashtuquajturit ‘sulltani i ri’, R. T. Edrogan.

Jo vetëm politizimi i islamit shqiptar së brendshmi, por edhe një derivat më i rrezikshëm i fesë, gjasa e një myslimanizmi që do të bëhej i mundur nën përqafimin e ngrohtë financiar të Erdoganit dhe shtysave të tij hegjemoniste neo-otomane. Bëhet fjalë për islamin politik.

Një agjendë të tillë e kemi parë të eksperimentohet ndër shqiptarët e Maqedonisë, nën siglën dhe frymën e partisë ‘Besa’. Nëse flitet për një vakuum në elektorat, krijuar nga dikotomia e ashpër PD-PS, dhe që thërret për një forcë të re politike, mbushja e saj me parti të islamit politik do të ishte një lajm i keq për Shqipërinë.

Myftiu Ylli Gurra nuk ‘i ka njohur’ zgjedhjet e së shtunës, duke folur për forca okulte të përfshira në to, kur dyshimet ishin në fakt se ai vetë ishte përfaqësuesi i këtyre centrifugave. Në tiradën e gjatë të mërzisë, përcjellë si deklaratë për mediat, z. Gurra tha edhe një frazë, që shënon në fakt prirjen e tij dhe të grupit që ai përfaqëson, dhe mënyrën se si ata e shohin islamin. Gurra ka folur pë ‘kemalizëm’ duke identifikuar si përfaqësues të tij grupin përballë dhe duke patur në mend themeluesin e Turqisë moderne, pro-europiane dhe laike, Kemal Ataturkun.

Nëse në KMSh kanë fituar ‘kemalistët’ ky është një lajm i mirë për myslimanët dhe të gjithë shqiptarët. Kemalizmi është, në njëfarë mënyre, vjega ku myslimani tradicional shqiptar e ka mbërthyer veten. Jo radikal, i paqtë me veten dhe fqinjin, besimtar, por jo fanatik, praktikant, por jo demonstrativ, shqiptar pastaj mysliman.

Shqipëria ka patur shkujdesjen e mjaftueshme fetare për të mbajtur larg çdo fanatizëm. Secili pastaj e quan tolerancë apo çfarëdo. Dhe, kur flasim për tolerancë duhet të kemi parasysh se e mundëson më i madhi, në këtë rast komuniteti mysliman shqiptar. Në këto pozita ai komunitet është pasuri kombëtare dhe çdo tjetërsim, bjerrje apo humbje e saj ka efekte që shkojnë përtej një feje dhe përtej një bashkësie.

BujarSpahiu komuniteti mysliman YlligURRA zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

15:52 / February 8, 2026

Edmond Spaho ironizon Nokën pas “sulmit” ndaj Dash Sulës: Ka të drejtë Flamuri, ata që doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara!

19:47 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.